Peci: Nëse Asociacioni nuk dërgohet në Kushtetuese, anëtarësimi i Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës
Foto: Laura Hasani

Peci: Nëse Asociacioni nuk dërgohet në Kushtetuese, anëtarësimi i Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Aktuale April 30, 2024 - 23:47

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se është e qartë që Asociacioni është kuzhtëzim për anëtarësimin e Kosovës më 16 maj.

“Kushtëzim i qartë se Asociacioni do dërgohet në Kushtetuese para 16 majit”, tha Peci.

Sipas tij, nëse drafti i Asociacionit nuk dërgohet në Kushtetuse para 16 majit, jo që do votohet kundër anëtarësimit në KiE, por nuk do të hyjë anëtarësimi as në rend të ditës.

“E humbim shansin që të hyjmë në Këshill të Evropës, do ketë pasoja të shumta për Kosovën. Serbia përsëri do kalojë në avantazh”, u shpreh Peci në RTV21.

Lidhur me këtë, kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, hapa konkret për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kur në pyetje është anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në një bisedë telefonike të hënën me Kurtin, në njoftimin e Kancelarisë gjermane thuhet se Scholz ka theksuar mbështetjen e Qeverisë Federale për integrimin evropian të Kosovës dhe rikujtoi rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.