Inspektorati i Punës nis aksionin në Prishtinë, Ferizaj dhe Fushë-Kosovë
Inspektorati Qendror i Punës ka nisur sot aksionin, i cili do të zhvillohet në gjithë Kosovën.
Aksioni do të zhvillohet për 14 ditë, ndërsa sot do të nisë në qytetet Prishtinë, Ferizaj dhe Fushë-Kosovë, për të vazhduar në ditët në vazhdim në gjithë Kosovën.
Nga Inspektorati Qendror i Punës kanë thënë se ky është aksioni më i madh që është zhvilluar ndonjëherë, me angazhim të 90% të burimeve të tyre, ndërsa do të inspektohen profilet me rrezikshmëri të lartë, shkruan Zeri.info.
“Një aksion i tillë me 90% të angazhimeve të burimeve tona, bëhet për herë të parë në kuadër të këtij institucioni. Bizneset afaristet për ne janë partner, por partneriteti ka obligime, në kuadër të kësaj ne po tentojmë të ndryshojnë disa praktika”,tha ushtruesi i detyrës së drejtorit të Inspektoratit Qendror, Kastriot Jashari, para mediave, pak para fillimit të aksionit.
Aksioni që nis sot do të vazhdojë për 14 ditë, ndërsa do të angazhohen 30 inspektorë të punës./ Zëri