IPK-ja rekomandon suspendimin e një rreshteri dhe një togeri të Policisë së Kosovës
Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë në dy raste të ndara, njëri në Mitrovicë dhe tjetri në Gjilan.
Në rastin e parë, një rreshter i Policisë së Kosovës dyshohet se më 15 prill 2026, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas njoftimit, me urdhër të prokurorit të Shtetit në Gjilan, ndaj tij është iniciuar procedurë penale.
Në rastin e dytë, një toger policor dyshohet se më 16 prill 2026, gjatë intervistimit në ambientet e IPK-së, ka incizuar në mënyrë të paautorizuar hetuesit dhe procesin e intervistimit. Për këtë rast, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtina, është iniciuar rast penal për “Fotografim dhe incizime të paautorizuara”.
IPK-ja ka theksuar se në të dy rastet ekziston dyshimi i bazuar për shkelje ligjore dhe ka rekomanduar suspendimin e zyrtarëve deri në përfundimin e procedurave hetimore. /Zëri