Pas trajtimit, 5-vjeçari nga Lipjani lirohet nga QKUK-ja në gjendje stabile

Pas trajtimit, 5-vjeçari nga Lipjani lirohet nga QKUK-ja në gjendje stabile

Aktuale April 16, 2026 - 11:30

Një ngjarje e rëndë ndodhi javë më parë në Lipjan, ku një fëmijë 5-vjeçar u gjet në gjendje të rëndë shëndetësore pas moskujdesit prindëror.

Fëmija mori trajtim mjekësor në QKUK dhe sot është liruar nga spitali.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.

Qyqalla njoftoi se gjendja shëndetësore e fëmijës është stabile.

“Në përgjigje të pyetjeve të parashtruara, bazuar në të dhënat zyrtare nga Klinika e Pediatrisë, ju njoftojmë se gjendja shëndetësore e fëmijës është stabile. Fëmija është liruar nga Klinika e Pediatrisë gjatë ditës së djeshme. Është marrë nga QPS-ja në Gjakovë”, u shpreh Qyqalla për “Zërin”.