Kurti nxitimthi përgjigjet njëjtë për presidentin: Kur të kemi rezultate, ju njoftojmë
Aktuale
April 16, 2026 - 12:10
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar shkurt para mediave lidhur me raportimet për negociata të mundshme me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për çështjen e presidentit.
Ai nuk ka dhënë detaje konkrete, por ka bërë të ditur se komunikimet janë duke vazhduar dhe se opinioni do të njoftohet me kohë për çdo zhvillim të ri.
“Jam gjysmë orë me vonesë. Jemi në komunikim, kur të kemi rezultate, do t’ju njoftojmë”, tha Kurti.
Përgjigjen e njëjtë Kurti e kishte dhënë edhe të mërkurën, kur është pyetur nga mediat për çështjen e presidentit.
