Kuvendi do të mblidhet nesër, në rend dite Ligji për konfiskimin e pasurisë dhe dërgimi i FSK-së në Gazë
Foto: Laura Hasani

Kuvendi do të mblidhet nesër, në rend dite Ligji për konfiskimin e pasurisë dhe dërgimi i FSK-së në Gazë

Aktuale April 16, 2026 - 15:45

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër në seancë plenare, ku deputetët pritet të shqyrtojnë disa çështje të rëndësishme legjislative dhe vendimmarrëse.

Seanca, sipas njoftimit nga Kuvendi, do të nisë prej orës 10:00, transmeton Zeri.info.

Në fillim të seancës do të bëhet miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, pasuar nga deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Ndër pikat kryesore është shqyrtimi i parë i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, një nismë që synon forcimin e luftës kundër pasurisë së paligjshme.

Po ashtu, deputetët do të shqyrtojnë vendimin e Qeverisë për dërgimin e Forca e Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, në kuadër të një misioni ndërkombëtar stabilizues në Gazë.

Në rend dite është edhe propozimi për emërimin e dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 10/L-019 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,
5. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës se Kosovës nr. 07/07, dt. 30.03.2026 për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gazë,
6. Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.