Pacolli: Do të krijohen standarde me qëllim të mbrojtjes së mjedisit

Pacolli: Do të krijohen standarde me qëllim të mbrojtjes së mjedisit

Aktuale April 16, 2026 - 18:05

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se, me ftesë të Friedrich Ebert Stiftung (FES), ka marrë pjesë në një mëngjes pune me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Në këtë takim është diskutuar për mekanizmat që forcojnë mbrojtjen e mjedisit.

Ajo theksoi se Kosova nuk mund të vazhdojë më me një qasje ku mbrojtja e mjedisit mbetet vetëm një objektiv, por duhet të bëhet një domosdoshmëri në çdo vendimmarrje publike.

Ministrja gjithashtu u shpreh se do të angazhohen për krijimin e standardeve të reja në projektet publike, me qëllim mbrojtjen e mjedisit për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.