Rama: Asnjë qeveri italiane nuk ka pasur bashkëpunim të ngjeshur me Shqipërinë si ajo e Melonit
Aktuale
April 16, 2026 - 18:10
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë që asnjë qeveri italiane si ajo e Giorgia Melonit nuk ka pasur një program kaq të dendur bashkëpunimi me Shqipërinë.
“Të gjitha qeveritë e Italisë në 35 vitet e fundit kanë qenë posaçërisht dashamirëse ndaj Shqipërisë, por asnjë qeveri italiane nuk ka vënë në lëvizje një program kaq të ngjeshur bashkëpunimi strategjik me Shqipërinë, sa qeveria e Giorgia Melonit”, ka shkruar Rama në Facebook.
Rama e konsideron zhvilim e siguri për vendin, afrimin e mëtejshëm me fqinjin e vet.
“Afrimi i mëtejshëm me Italinë përmes projekteve të mëdha e konkrete sjell më shumë zhvillim e siguri për Shqipërinë”.