Osmani: Masakra e Poklekut, dëshmi e gjenocidit të kryer në Kosovë
Ish-presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën e Poklekut, për të cilën tha se është dëshmi e gjenocidit të kryer në Kosovë.
Osmani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kujtuar viktimat e kësaj masakre duke potencuar që në këtë gjenocid u vranë kryesisht fëmijë dhe gra.
“Liri Muqolli ishte 6-muajshe kur së bashku me 53 anëtarë të familjes, kryesisht fëmijë e gra, u ekzekutuan, u dogjën njëherë, pastaj u dogjën sërish. Liri kishte emrin, por lirinë nuk e arriti kurrë”, shkroi Osmani.
Postimi i plotë:
Liri Muqolli ishte 6-muajshe kur së bashku me 53 anëtarë të familjes, kryesisht fëmijë e gra, u ekzekutuan, u dogjën njëherë, pastaj u dogjën sërish.
Liri kishte emrin, por lirinë nuk e arriti kurrë.
Kushdo që thotë se në Kosovë nuk është kryer gjenocid, le të shkojë në Poklek e në çdo pjesë të Kosovës. Dëshmitë e holokaustit të kryer në Kosovë janë akoma të freskëta.
Në këtë përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë, kujtojmë e nuk harrojmë kurrë.
Lavdi e përjetshme të gjithë martirëve të lirisë!