Elvis Qitaku i FSK-së fiton garën ndërkombëtare “Ushtari më i mirë”

Elvis Qitaku i FSK-së fiton garën ndërkombëtare “Ushtari më i mirë”

Aktuale April 17, 2026 - 12:01

Në kazermën “Adem Jashari”, përmes një ceremonie solemne, është shpallur fituesi i garës “Ushtari më i mirë 2026”.

Vendin e parë në këtë garë e rrëmbeu Elvis Qitaku, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Vendin e dytë e zuri Ismail Ahmeti, ndërsa vendi i tretë i takoi Sead Veselit.

Në garë morën pjesë gjithsej 44 pjesëtarë, prej tyre 22 nga vendet partnere të Kosovës dhe 22 nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Ekipet pjesëmarrëse në garën për “Ushtarin më të mirë 2026” iu nënshtruan 10 disiplinave të ndryshme.