Moti sot me diell, temperatura deri në 23 gradë Celsius
Aktuale
April 19, 2026 - 07:55
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mos me diell dhe me vranësira të shpërndara.
Në njoftimin e këtij instituti bëhet e ditur se temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 23 gradë Celsius.
“Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 – 5°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë 19 – 23°C. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes, me shpejtësi 1 – 7 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.