Vendos Kryesia, këtë javë Kuvendi do t’i mbajë tri seanca
Foto: Laura Hasani

Vendos Kryesia, këtë javë Kuvendi do t’i mbajë tri seanca

Aktuale April 20, 2026 - 14:16

Kuvendi i Kosovës do të mbajë tri seanca këtë javë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e Parlamentit Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë.

Haxhiu tha se seanca e parë mbahet të enjten me fillim të orës 10:00, ndërkaq dy të tjera të premten, njëra ndër to solemne për Eliot Engelin, kongresistin, i cili vdiq më 10 prill.

“Kemi vendosur t’i mbajmë tri seanca të Kuvendit, secila prej tyre është me rëndësishme se tjetra, kemi obligime para qytetarëve. Me këtë rast e para mbahet më 23 prill nga ora 10:00, tjerat mbahen të premten, një dedikuar për Eliot Engelin si seancë solemne, tjetra me pika të rendit të ditës, Bordin e RTK-së dhe KPM-së dhe të tjera si këto”, tha Haxhiu.