Zogaj: Kurti po e dërgon vendin në zgjedhje, s’i mjaftojnë pozicionet shtetërore që ka – po i kërkon të gjitha
Foto: Laura Hasani

Zogaj: Kurti po e dërgon vendin në zgjedhje, s’i mjaftojnë pozicionet shtetërore që ka – po i kërkon të gjitha

Aktuale April 20, 2026 - 14:47

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Zogaj, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook ka shkruar në lidhje me situatën e krijuar për çështjen e presidentit.

Për situatën e krijuar ai fajtor e ka lënë kryeministrin Albin Kurti, që ka thënë se sipas tij po i kërkon të gjitha pozicionet shtetërore.

“Kurti, sikurse e kemi thënë në vazhdimësi, po i kërkon të gjitha pozicionet shtetërore! Presidentin, Kuvendin, Qeverinë, Gjykatën Kushtetuese, Prokurorinë, Ambasadat, AKI-në, Ushtrinë … me një fjalë të gjitha!!! Dhe, po e dërgon vendin në zgjedhje, sepse nuk i mjaftojnë këto që i ka, por i do të gjitha”, shkroi Zogaj në Facebook.

Ky reagim vjen pas takimit midis Kurtit edhe Abdixhikut për çështjen e presidentit, por që nuk pati ndonjë marrëveshje.