Rasti i Liridona Ademajt, neuropsikiatri Rexhepi: Grupi ka vepruar duke besuar se s’do të zbulohet
Nesër pritet të shpallet vendimi për tre të akuzuarit në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, për të cilët Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm.
Lidhur me këtë rast ka folur neuropsikiatri Sami Rexhepi, i cili deklaroi se grupi i akuzuar ka pasur besim të vogël tek institucionet e sigurisë.
“Nga vetë zhvillimet e procesit është parë se deklaratat janë ndërruar shumë shpesh. Në fakt, e gjithë kjo është organizuar me një llogari se institucionet tona nuk janë në nivelin e duhur dhe mund të anashkalohen lehtë. Thjesht, kjo është vrasje e planifikuar, ky është tamam një grup i organizuar, i cili e ka ekzekutuar Liridonën. Janë nisur gjithmonë prej asaj se niveli i institucioneve tona të sigurisë nuk është në nivelin e duhur dhe nuk mund ta zbulojnë lehtë”, tha ai. /klankosova