Vonesa në fillim të seancës së jashtëzakonshme, Haxhiu kritikon deputetët

Vonesa në fillim të seancës së jashtëzakonshme, Haxhiu kritikon deputetët

Aktuale April 21, 2026 - 11:33

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje që grupet parlamentare të sigurojnë pjesëmarrjen e deputetëve në sallë për fillimin e seancës së jashtëzakonshme.

Haxhiu u shpreh se, me rastin e pranimit të kërkesës për këtë seancë, ka anuluar të gjitha aktivitetet e saj për të respektuar procesin parlamentar dhe rëndësinë e mbajtjes së seancës.

“Është e rëndësishme që deputetët të jenë këtu dhe të vazhdojmë me seancën”, tha ajo.

Ajo shtoi se seanca nuk mund të nisë pa praninë e thirrësit të saj, përveç nëse përfaqësues të opozitës, përfshirë Vlora Çitaku ose Ganimete Musliu, ose ndonjë deputet tjetër i opozitës, marrin përsipër të flasin për çështjen në fjalë.

Haxhiu theksoi rëndësinë e funksionimit të Kuvendit dhe vijimit të punës institucionale pa vonesa.