Tërnava viziton fondacionin “Diyanet” në Ankara, diskutojnë për bashkëpunim me BIK-un
Aktuale
April 22, 2026 - 10:54
Myftiu i Kosovës Naim Tërnava gjatë qëndrimit të tij në Ankara vizitoi edhe Fondacionin “Diyanet” të Turqisë, ku u prit nga drejtori i përgjithshëm i fondacionit, Izani Turan.
Tërnava e falënderoi drejtorin e përgjithshëm të” Diyanet”-it për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës dhe institucioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Nga ana e tij, drejtori i përgjithshëm i “Diyanet”-it shprehu gatishmërinë që në të ardhmen të rritet bashkëpunimi me institucionet e BIK-ut, si dhe të shtohet bashkërendimi dhe mbështetja për këto institucione.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan lart raportet dhe bashkëpunimin ndërinstitucional. /Zëri