“Karrigia mbeti e zbrazët”, Shaqir Totaj me postim prekës pas humbjes së nënës

“Karrigia mbeti e zbrazët”, Shaqir Totaj me postim prekës pas humbjes së nënës

Aktuale April 22, 2026 - 21:49

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në varrimin e nënës së tij dhe që shprehën ngushëllime.

Në një reagim prekës në Facebook, ai ka shkruar se mbështetja e familjarëve, miqve dhe kolegëve ua ka lehtësuar përballjen me dhimbjen e humbjes.

Totaj ka shkruar se, pavarësisht gjithçkaje, “jeta vazhdon”, por ka nënvizuar se vendi i nënës së tij mbetet bosh.