Reuten: Pesëshja e BE-së ta njohë Kosovën, s’kanë arsye për të mos e bërë këtë më
Foto: Laura Hasani

Reuten: Pesëshja e BE-së ta njohë Kosovën, s’kanë arsye për të mos e bërë këtë më

Aktuale April 25, 2026 - 19:13

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka thënë se pesëshja mosnjohëse e BE-së ndaj Kosovës, duhet të ndryshojë qëndrimin e tyre.

Ai tha se edhe deklarimi i Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, se ka lëvizje në këtë drejtim, mund të jetë e besueshme.

“Unë shpresoj shumë që Komisionerja për Zgjerim Marta Kos, ka prova se gjërat po lëvizin rreth pesë vendeve të Bashkimit Evropian që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Përndryshe, ajo nuk do ta thoshte një gjë të tillë fare”.

“Por mendoj se tani është koha që këto pesë vendet mosnjohëse ta kuptojnë se duke e pranuar Kosovën e pavarur, s’ka asgjë të bëjë me çështjet e tyre të mundshme, pra të brendshme, që ata mund t’i kenë. Pra, është koha e duhur që të lëvizet dhe sidomos me aplikimin e Kosovës që ajo e ka bërë për ta marrë statusin e vendit kandidat për në BE”, deklaroi Reuten.

Ai tha se me aplikimin e Kosovës mund të lëvizet pa asnjë problem, “se mund të shkelet ndonjë rregull a traktat i unionit, edhe nëse disa vende anëtare kanë nevojë për më shumë kohë që ta njohin Kosovën e pavarur”. /klankosova