Objekti i Komunës së Mitrovicës bëhet i qasshëm për personat me nevoja të veçanta

Objekti i Komunës së Mitrovicës bëhet i qasshëm për personat me nevoja të veçanta

Aktuale April 27, 2026 - 08:55

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se tashmë në objektin e kësaj komune është funksionalizuar ashensori për personat me nevoja të veçanta.

Sipas tij, kjo është bërë me qëllim që kjo kategori të kenë qasje më të lehtë për të shprehur kërkesat e tyre, raporton Zeri.info.

“Nga sot personat me nevoja të veçanta tashmë në objektin e Komunës e kanë ashensorin për qasje më të lehtë”, shkroi kreu i Mitrovicës. /Zëri