Seanca për Presidentin, LDK: LVV-ja sonte inicoi përmbysjen e rendit kushtetues
Foto: Laura Hasani

Seanca për Presidentin, LDK: LVV-ja sonte inicoi përmbysjen e rendit kushtetues

Aktuale April 27, 2026 - 22:59

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se “ka inicuar përmbysjen e rendit kushtetues” gjatë seancës së thirrur sonte për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Në një komunikatë për media, LDK-ja ka thënë se nisja e procesit të votimit pa kuorum kushtetues “përbën sabotim të drejtpërdrejtë të Kushtetutës dhe vetë shtetit”.

Sipas LDK-së, veprimi i LVV-së është “abuzim i hapur me Kuvendin e Kosovës”, “shkelje e rëndë e rendit kushtetues” dhe “përpjekje për të imponuar vullnet parapolitik”.

“LDK-ja nënvizon fuqishëm se Republika nuk mund të merret peng. Rendi kushtetues nuk është i negociueshëm”, thuhet në komunikatë.

Partia opozitare ka paralajmëruar se për aktin e sontëm “do të ketë përgjegjësi politike, institucionale dhe nacionale”.

Image