Murati thotë se është opozita ajo që po e shkel Kushtetutën
Aktuale
April 28, 2026 - 13:42
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, thotë se të vetmit që po e shkelin Kushtetutën janë deputetët e opozitës, që nuk po marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit.
“Kërkuan që një subjekt politik të mos i ketë të tri pozitat e larta shtetërore. Ua ofruam kryetarin e Kuvendit, nuk e pranuan. Ua ofruam që t’i sjellin tri propozime konsensuale, nuk e sollën asnjë emër”, ka thënë Murati.
Sipas tij, LVV-ja propozoi Feride Rushitin, të cilën e quan një profesioniste e shquar dhe e vlerësuar ndërkombëtarisht, e cila do t’i bënte nder vendit si presidente, dhe opozita përsëri nuk merr pjesë.
“Pse me çdo kusht opozita po dëshiron ta dërgojë përsëri vendin në zgjedhje?”, shkroi ai.