Kurti: LDK të qartësojë 15 nënshkrimet para se të kërkojë 66 vota
Foto: Laura Hasani

Kurti: LDK të qartësojë 15 nënshkrimet para se të kërkojë 66 vota

Aktuale April 28, 2026 - 17:10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar deklarimet e tij në konferencë për media, duke kritikuar qasjen e Lidhja Demokratike e Kosovës lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit.

Kurti tha se kryetari i LDK-së nuk ka bërë të ditur se për kë janë 15 nënshkrimet e përmendura, ndërsa njëkohësisht ka kërkuar garanci për 66 vota në votim të fshehtë.

“Sillen 15 nënshkrime pa emër të përveçëm dhe më kërkohet që unë të garantoj 66 vota në kuti – kjo është e palogjikshme dhe joserioze”, deklaroi Kurti, transmeton Zeri.info. 

Ai theksoi se kushdo që dëshiron bashkëpunim me Lëvizja Vetëvendosje duhet të paraqesë listë të qartë me 15 nënshkrime dhe emrin e kandidatit për President nga LDK.

Sipas tij, vetëm pas një hapi të tillë, shumica mund t’i shtojë edhe 15 nënshkrime të tjera dhe të vijojë komunikimin për kandidaturën, duke përmendur edhe mundësinë e bisedimeve me Hatixhe Hoxha.

Kurti shtoi se LDK-ja duhet të formalizojë qëndrimet përmes vendimeve të kryesisë dhe të bëjë të qartë për kë janë nënshkrimet, para se të kërkojë mbështetje.

"LDK-ja po e përfolin pa ja dhen vulën e vendimit të kryesisë së LDK-së, le të mbanë kryesia e LDK-së mbledhje, le të tregon ëpr cka janë këto 15 nënshkrime me datën e sotit, për kë janë nënshkrimet dhe ne mandej ja bashkëngjisim edhe tjerat dhe vijm në seancën e Kuvendit e cila është në orën 19;00", tha Kurti.

Në fund, ai theksoi se nuk është roli i tij të përcaktojë kandidatin e LDK-së, por kërkoi qartësi dhe seriozitet para vazhdimit të procesit në Kuvendi i Kosovës./Zëri