Qentë e sulmojnë një 15-vjeçare në oborrin e QKUK-së [foto]

Qentë e sulmojnë një 15-vjeçare në oborrin e QKUK-së [foto]

Aktuale April 28, 2026 - 14:22

Një tjetër sulm i qenve endacakë në oborrin e Klinikës së Ortopedisë në QKUK.

Një vajzë 15-vjeçare është sulmuar rëndë nga qentë endacakë mëngjesin e sotëm te hapësira e Klinikës së Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Një qytetare ka dërguar disa fotografi në redaksinë e Gazetës Shneta, duke treguar ngjarjen, e cila e la vajzën 15-vjeçare me lëndime dhe trauma.

“Ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 07:20 tek hymja e Ortopedisë në QKUK. Vajza është në gjendje stabile, por është e traumatizuar”, ka thënë ajo.

Sipas saj vajza derisa ishte nisur për të shkuar në shkollë është sulmuar nga një grup prej rreth 15 qenve endacakë.

Drejtori i Klinikës së Emergjencës në QKUK, dr. Naser Syla, e ka konfirmuar rastin për Gazetën Shneta. Ai ka thënë se vajza ka marrë trajtim mjekësor dhe gjendja e saj është stabile.

“Një vajzë, pas sulmit nga qentë endacakë, është trajtuar në Qendrën Emergjente dhe është lëshuar për në shtëpi. Gjendja e saj është stabile”, ka deklaruar ai.

Image

Image

Image

Image

Image