IKSHPK-ja anëtarësohet në EUPHA, rritet prezenca e Kosovës në shëndetin publik evropian
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) është anëtarësuar në European Public Health Association (EUPHA), një nga rrjetet më të rëndësishme profesionale dhe shkencore të shëndetit publik në Evropë.
Kjo organizatë, e mbështetur kryesisht nga Bashkimi Evropian, përfshin 72 anëtarë nga 36 vende të rajonit evropian.
Anëtarësimi në këtë rrjet vlerësohet si një hap i rëndësishëm për forcimin e prezencës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke u mundësuar ekspertëve vendorë të kontribuojnë dhe të përfitojnë nga përvojat më të avancuara evropiane përmes bashkëpunimit profesional dhe aktiviteteve shkencore.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e ka cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme për profesionistët shëndetësorë të vendit, duke uruar suksese të mëtejshme në punën e tyre. /Zëri