LIVE | Shtyhet për në orën 23:00 seanca për presidentin
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu e ka shtyrë për në orën 23:00 seancën e thirrur në orën 19:00.
Haxhiu tha se këtë po e bën për t’i ftuar partitë opozitare që të marrin pjesë në seancë, në mënyrë që të mundësohet edhe zgjedhja e presidentit, transmeton Zeri.info.
Kjo është hera e tretë që shtyhet seanca sot, e cila ka nisur mbrëmë.
19:44 | Nis tentimi i tretë i vazhdimit të seancës për presidentin

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e cila, kishte nisur mbrëmë e ishte shtyrë dy herë sot.
Në këtë seancë po marrin pjesë vetëm deputetët e LVV-së, derisa partitë opozitare e kanë bojkotuar atë, transmeton Zeri.info.
19:00 | Ora 19:00, salla e Kuvendit bosh

Seanca e Kuvendit e cila është dashur të nis në orën 19:00, duket se do të shtyhet.
Tashmë kur ka kaluar ora në të cilën është thirrur seanca për votimin e presidentit, në sallën e Kuvendit nuk është asnjë deputetë, shkruan Zeri.info.
Kjo është hera e tretë për sot që Kuvendi do të mblidhet për të vazhduar seancën në përpjekje për të zgjedhur presidentin.
Seanca e cila ka nisur mbrëmë, është shtyrë për sot fillimisht në orën 09:00, pastaj në orën 14:00 dhe tani për në orën 19:00, e gjitha kjo për shkak të mungesës së kuorumit, pasi partitë opozitare nuk po marrin pjesë. /Zëri