Dragone: KFOR-i mbetet i pandryshuar, nuk parashikohet reduktim i trupave në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Dragone: KFOR-i mbetet i pandryshuar, nuk parashikohet reduktim i trupave në Kosovë

Aktuale April 29, 2026 - 09:15
Dragone në Kosovë: NATO-ja rikonfirmon përkushtimin për siguri dhe stabilitet

Admirali Giuseppe Cavo Dragone, një nga figurat e larta ushtarake të NATO-s dhe kryetar i Komitetit Ushtarak të Aleancës, ka folur për rëndësinë e misionit të KFOR-it në Kosovë, rolin e NATO-s në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe rajon, si dhe për çështjen e mundshme të ndryshimeve në praninë e trupave ndërkombëtarë.

Admirali në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës, ka theksuar se misioni i NATO-s në Kosovë është shumë i rëndësishëm për stabilitetin e gjithë zonës.

RTK: Më së pari, faleminderit për kohën tuaj, admiral Giuseppe Cavo Dragone, e çmojmë shumë këtë intervistë për Radiotelevizionin publik të Kosovës. Së pari, ku qëndron rëndësia e vizitës suaj në KFOR?

Dragone: Më së pari, faleminderit juve për intervistën, si dhe dua të përshëndes të gjithë ata që na shikojnë. Është megjithatë krejt e thjeshtë: NATO, ne, shkojmë dhe vizitojmë misionet tona dhe aktivitetet që kemi me personelin tonë. Misioni në Kosovë është sigurisht shumë i rëndësishëm për stabilitetin e gjithë zonës, për përkushtimin që NATO-ja ka për sigurimin e një ambienti të sigurt e të rregullt për gjithë Kosovën. Kam ardhur këtu me gjithë Komitetin Ushtarak, pra 32 gjeneralë dhe admiralë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s, që ata të kenë kontakt të drejtpërdrejtë me realitetin në terren. Tani ata i dinë gjërat për vendin tuaj, atë që ndodh këtu, kjo sigurisht do të jetë shumë e dobishme kur ne takohemi dhe marrim vendimet tona.

Është me interes të lartë që të dimë më shumë, sepse ka rëndësi të madhe për Kosovën, a do të ketë reduktim të trupave në Kosovë?

Dragone: NATO-ja bën rishikimin e misioneve çdo vit për të vlerësuar se si funksionojnë, si angazhohet personeli në zona të caktuara operimi, e këtë e bëjmë në baza periodike, pra nuk ka ndonjë befasi. Për t’ju dhënë një shembull, në anën tjetër, në vitin 2023, në fund të vitit, kur ndodhi ai incidenti në pjesën veriore, NATO-ja vendosi që të zgjerojë, të rrisë misionin me 1000 trupa shtesë. Kjo do të thotë që jemi fleksibilë në këtë kuptim, por sinqerisht, për aq sa kuptoj unë deri më sot, nuk ka ndonjë plan reduktimi të trupave.