“Jemi lodhë, Parlament – Qeveri të kujt jeni?”, nis protesta e punëtorëve të sektorit privat
Aktuale
May 01, 2026 - 10:17
Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, ka filluar protestën në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Protestuesit po mbajnë pankarta në duar me mbishkrimet, “Mos na shkelni, mjaft pritëm”, “Për pesë vite në punë vdiqën 97 punëtorë”, “Jemi lodhë, Parlament-Qeveri të kujt jeni?”, e pankarta të tjera.








Protesta do të vazhdojë deri në hapësirën ndërmjet objektit të ish-Gërmisë dhe ndërtesës së Qeverisë. /EO