“Kur punëtori bjen, inspektori flen” - Asambleja Anti-Kapitaliste proteston për 1 Maj
Aktuale
May 01, 2026 - 12:41
Asambleja Anti-Kapitaliste me rastin e 1 Majit, Ditës së Punëtorëve, ka nisur protestën nga sheshi “Zahir Pajaziti”, drejt objektit të Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Me pankarta në duar, “Kur punëtori bjen, inspektori flen”, “Pensione të dinjitetshme”, “Ne punojmë, ata fitojnë”, përfaqësues të Asamblesë Anti-Kapitaliste kanë kërkuar të drejtat e punëtorëve të cilët kanë vdekur në vendin e punës.


