Mblidhen ambasadorët e huaj, rruga e Kosovës drejt BE-së dhe zhvillimet e brendshme temë diskutimi

Mblidhen ambasadorët e huaj, rruga e Kosovës drejt BE-së dhe zhvillimet e brendshme temë diskutimi

Aktuale May 01, 2026 - 10:39

Ambasada e Italisë në Kosovë ka njoftuar për një takim informal që kanë organizuar e ku të ftuar kanë qenë disa prej shefave të misioneve, Zyra e BE-së dhe ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca.

Temë e diskutimit ka qenë rruga e Kosovës drejt BE-së, zhvillimet e brendshme politike dhe konteksti rajonal.

“Takim joformal i 'Miqve të Ballkanit Perëndimor' në Ambasadën Italiane në Kosovë, i organizuar nga Ambasadori Antonini, me zv.kryeministrin/ministrin e Jashtëm Konjufca, shefat e Misioneve dhe Zyrën e BE-së. Bisedat u përqendruan në rrugën e Kosovës drejt BE-së, zhvillimet politike të brendshme dhe kontekstin rajonal”, thuhet në njoftim.