Haradinaj: Masakra e Studimes, një nga krimet më makabre ndaj civilëve shqiptarë

Haradinaj: Masakra e Studimes, një nga krimet më makabre ndaj civilëve shqiptarë

Aktuale May 02, 2026 - 13:35

Në përvjetorin e Masakrës së Studimes së Vushtrrisë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 116 civilët shqiptarë të vrarë më 2 maj 1999 nga shteti serb.

Ai ka theksuar se viktimat ishin burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm, të cilët u vranë teksa ndodheshin në kolonë për t’u shpërngulur drejt Shqipërisë.

“Brenda pak orësh, në Studime u krye një nga krimet më makabre, dëshmi e qartë e politikës gjenocidale të regjimit serb ndaj popullit shqiptar. Plagët e popullit tonë mbeten ende të freskëta dhe nuk mund të mbyllen pa u vënë drejtësia në vend e pa u ndëshkuar krimet serbe të kryera në Kosovë. Lavdi e përjetshme martirëve të Studimes dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të Kosovës!”, ka thënë Haradinaj.