Isufi: Haradinaj do të jetë aktiv dhe do të jetë në listë në zgjedhjet e 7 qershorit
Anëtari i kryesisë së AAK-së, Ahmet Isufi, ka deklaruar se kryetari aktual i kësaj partie, Ramush Haradinaj, do të jetë pjesë bartëse e listës në zgjedhjet e 7 qershorit.
Isufi tha se edhe pse Haradinaj nuk do të jetë kandidat për kryeministër, ai do të mbetet aktiv në parti.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, identifikohet me emrin e Ramush Haradinajt sepse është themelues i Aleancës. Ne kemi qenë bashkë në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, kur jemi pajtuar që të dalim në skenën politike dhe prej atëherë bashkëpunojmë. Po ashtu me Ardian Gjinin si kandidat, i cili momentalisht ka paraqitur kandidaturën dhe gjasat janë që do të jetë kreu i partisë, sepse edhe e shohim si bartës të listës dhe si kandidat për kryeministër. Dhe këtu shihet edhe gjeneroziteti i z. Haradinaj, i cili do ta ndryshojë pak skemën në kuptimin e pjesëmarrjes në parti. Ai do të jetë aktiv siç ka qenë, është në listë, është i angazhuar çdo ditë në terren dhe po ashtu në angazhimet e AAK-së dhe do të jetë edhe më tutje”, tha Isufi. /klankosova