Deputetët e legjislaturës X: Punë patën pak, por llafe patën më shumë
Foto: Laura Hasani

Deputetët e legjislaturës X: Punë patën pak, por llafe patën më shumë

Aktuale May 03, 2026 - 22:19

Legjislatura e dhjetë e Kuvendit të Kosovës po vlerësohet me nota tejet të dobëta.

Përveç si me jëtëshkurta, po cilësohet edhe si më e dobëta, raporton KlanKosova.tv.

Partinë që kishte pushtetin e liderin e saj, e sheh shkaktar të mosfunksionimit institucional, një ish-deputet nga opozita, Artan Behrami.

Nga pushteti në detyrë, legjislatura e 10 u cilësua si e suksesshme pasi u miratuan 11 ligje e 24 marrëveshje ndërkombëtare, por nga shoqëria civile thuhet se në mungesë të qeverisë në qershor e tutje, mund të humbasin një pjesë, pasi s`mund të kryhen obligimet e marra nga ato ujdi.