LDK-ja sot shqyrton bashkëpunimin me listën e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit
Aktuale
May 05, 2026 - 13:31
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) si dhe kryetarët e Degës së këtij subjekti politik pritet të mblidhen në një takim pasditen e sotme.
Burime të "Zërit", bëjnë me dije se në këtë në takim do të shqyrtohet bashkëpunimi me Listën e Vjosa Osmanit lidhur me zgjedhjet e 7 qershorit.
Takimi pritet të mbahet me fillim prej orës 16:00.
Qytetarët e Kosovës më 7 qershor do t’u drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. /Zëri