Shtyhet vendimi përfundimtar ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
Foto: Laura Hasani

Shtyhet vendimi përfundimtar ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Aktuale May 05, 2026 - 21:43

Kanë kaluar më shumë se dy muaj që nga përfundimi i procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë, ndërsa vendimi përfundimtar ende nuk është shpallur.

 Bëhet e ditur se shpallja e verdiktit, e cila ishte paraparë të ndodhte më 19 maj, është shtyrë për një afat tjetër.

Në bazë të Rregullores së Gjykatës Speciale, trupi gjykues ka në dispozicion deri në 90 ditë për të marrë dhe shpallur vendimin pas përfundimit të gjykimit. Megjithatë, kjo periudhë mund të zgjatet edhe për 60 ditë të tjera në raste të veçanta, duke lënë hapësirë për shtyrje të mëtejshme. /dukagjini