Kosova dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim financiar ushtarak, 200 milionë lira për FSK-në

Kosova dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim financiar ushtarak, 200 milionë lira për FSK-në

Aktuale May 05, 2026 - 21:54

Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, dhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Republikës së Turqisë, Yaëar Güler, kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit Financiar Ushtarak ndërmjet dy vendeve.

Kjo marrëveshje parasheh mbështetje financiare me qëllim fuqizimin e kapaciteteve dhe avancimin profesional të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Sipas njoftimit zyrtar, Qeveria e Republikës së Turqisë do ta mbështesë Kosovën me 200 milionë lira turke, fonde që do të shfrytëzohen për zhvillimin institucional dhe profesional të FSK-së.

Marrëveshja konsiderohet dëshmi e partneritetit strategjik ndërmjet dy shteteve dhe e gatishmërisë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Ky bashkëpunim, sipas palëve, reflekton nivelin e lartë të marrëdhënieve dypalëshe dhe synon të kontribuojë në paqe dhe stabilitet. /Zëri