Akademik Rexhep Qosja pas vdekjes nderohet me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”
Aktuale
May 07, 2026 - 14:47
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka dekoruar pas vdekjes akademikun Rexhep Qosja me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”.
Haxhiu tha se Qosja ishte një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë, shkencës dhe mendimit shqiptar.
“Me veprën e tij të gjerë, me qëndrimin e tij publik dhe me përkushtimin ndaj çështjeve të mëdha të kombit, ai la gjurmë të thella në kulturën shqiptare dhe në vetëdijen tonë kombëtare.
Ky titull është shenjë mirënjohjeje për një jetë të tërë në shërbim të dijes, lirisë dhe dinjitetit kombëtar.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, shkroi ajo ndër të tjera. /Zëri