Moti për ditën e sotme
Aktuale
May 09, 2026 - 08:00
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, por herë pas here me intervale me diell.
Gjatë orëve të ditës, vranësirat konvektive pritet që lokalisht të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht në disa zona të kufizuara.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7–10°C, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë ndërmjet 16–19°C.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi prej 1–11 m/s”, thuhet në njoftim. /Zëri