Kujtim Gashi i PDK-së njofton se nuk do jetë kandidat për deputet, tregon arsyet
Foto: Laura Hasani

Kujtim Gashi i PDK-së njofton se nuk do jetë kandidat për deputet, tregon arsyet

Aktuale May 10, 2026 - 19:26

Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka njoftuar se në zgjedhjet e 7 qershorit nuk do të jetë kandidat për deputet.Shala shprehet se ajo që ndodhi pas zgjedhjeve të fundit në Prizren “ka lënë zhgënjim te shumë prej nesh. Ishte e rëndë të shihje se si mundi, besimi dhe angazhimi i aq shumë njerëzve u vendosën në pikëpyetje nga një proces që nuk u ndje i drejtë. Dhe kjo, padyshim, ka lënë gjurmë edhe tek unë personalisht”, shprehet Gashi.

“Për mua politika nuk ka qenë kurrë thjesht pozitë apo ambicie personale. Ka qenë marrëdhënie me njerëzit, besim i ndërsjellë dhe përgjegjësi ndaj secilit që më ka mbështetur në këtë rrugëtim. Prandaj, në këtë moment kam ndjerë se vendimi më i drejtë është të bëj një hap pas nga gara, por jo nga angazhimi”, është shprehur ai.
Nuk po largohem. Nuk po dorëzohem. Thjesht po zgjedh që, në këtë periudhë, të kontribuoj ndryshe, me të njëjtin përkushtim dhe me të njëjtën dashuri për Prizrenin dhe Kosovën”, ka deklaruar Gashi.

Ai shprehet se edhe pse nuk do jetë kandidat, angazhimi i tij do të vazhdojë me të njëjtin intensitet.