Banorët e Rugovës kundër kufizimeve në ndërtim në “Bjeshkët e Nemuna”
Aktuale
May 13, 2026 - 13:25
Disa qindra banorë të Rugovës kanë protestuar sërish kundër vendimit të Ministrisë për ndalimin e ndërtimeve dhe transportit të materialeve ndërtimore në Zonën e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.
Ata vlerësojnë se ky vendim cenon të drejtat e tyre dhe qasjen në pronat stërgjyshore, si dhe dëmton zhvillimin ekonomik, bizneset dhe agroturizmin në këtë zonë.
Njëri nga organizatorët e protestës, Agron Nikçi, tha se vendimi është i papranueshëm dhe po rrezikon ekonomitë familjare të banorëve, ndërsa është paralajmëruar se protestat mund të vazhdojnë edhe në forma më të ashpra nëse nuk shfuqizohet vendimi përkatës i MMPH-së. /rtk
