Prefekti i Tiranës për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Drejtësia do të triumfojë
Aktuale
May 13, 2026 - 14:01
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka pritur sot në takim Prefektin e Tiranës, Shkëlqim Hajdari.
Gjatë takimit, Hajdari theksoi se duhet të bëhen publik dëshmitarët në gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, që deklarojnë se janë shantazhuar, transmeton Klankosova.tv.
“Po presim dhe jemi të bindur që do të triumfojë drejtësia dhe do të dalin të pafajshëm”, tha ai.