OVL e UÇK-së përkujton Tahir dhe Nebih Mehën në 45-vjetorin e rënies
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka përkujtuar 45-vjetorin e rënies heroike të Tahir Meha dhe Nebih Meha, duke vlerësuar sakrificën dhe qëndresën e tyre për liri dhe dinjitet kombëtar.
Përmes një postimi në Facebook, organizata theksoi se familja Meha mbetet një ndër simbolet më të rëndësishme të rezistencës shqiptare dhe frymëzim për brezat ndër vite.
“Sot, në 45-vjetorin e rënies heroike të Tahir dhe Nebih Mehës, OVL UÇK përkujtoi me nderim jetën, veprën dhe qëndresën e tyre të pavdekshme për liri dhe dinjitet kombëtar”.
“Sakrifica e familjes Meha mbetet një nga simbolet më të fuqishme të rezistencës shqiptare, frymëzim i përhershëm për brezat që luftuan dhe vazhdojnë ta duan atdheun me të njëjtin ideal. Lavdi”, thuhet në njoftimin e organizatës.