Kosova dhe Ontario arrijnë marrëveshje për njohjen e patentë-shoferëve

Kosova dhe Ontario arrijnë marrëveshje për njohjen e patentë-shoferëve

Aktuale May 14, 2026 - 22:24

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu, ka njoftuar se ka  nënshkruar  marrëveshjesnme Qeverinë e Ontarios për njohjen reciproke dhe shkëmbimin e patentë-shoferëve ndërmjet Kosovës dhe provincës kanadeze.

Marrëveshja është nënshkruar me ministrin e Transportit të Ontarios, Prabmeet Singh Sarkaria, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, kjo marrëveshje u mundëson qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Ontario të shkëmbejnë patentë-shoferët e tyre pa pasur nevojë për dhënien e provimeve teorike dhe praktike, duke filluar nga 1 maji 2026.

Mbajtësit e patentë-shoferëve të Kosovës me kategori përkatëse, që plotësojnë kushtet e përvojës së drejtimit, do të mund të aplikojnë për patentë shofer të Ontarios, duke kaluar vetëm testin e shikimit dhe kërkesat mjekësore, si dhe duke përmbushur procedurat administrative.

Ambasada e Kosovës në Otava ka bërë të ditur se po vazhdon koordinimin edhe me provinca të tjera të Kanadasë, me synim zgjerimin e kësaj marrëveshjeje në nivel shtetëror.

“Urime, ndërsa lajme tjera të mira nga Kanadaja për Kosovën dhe popullin e saj do të vazhdojnë të vijnë edhe gjatë javëve dhe muajve në vijim”, thuhet në njoftim

Tutje theksohet  se kjo është një lehtësim i rëndësishëm për diasporën kosovare në Kanada dhe një hap konkret në forcimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet dy vendeve.