Koci për praninë e Njësisë Speciale në Skenderaj: Nëse dikush mendon që situata zgjidhet me polici, e ka gabim

Koci për praninë e Njësisë Speciale në Skenderaj: Nëse dikush mendon që situata zgjidhet me polici, e ka gabim

Aktuale May 15, 2026 - 09:02

Avokati Arianit Koci ka reaguar ndaj pranisë së forcave të shtuara policore në Skenderaj, duke e cilësuar situatën si të panevojshme dhe fyese për qytetarët.

Përmes një reagimi në Facebook, Koci tha se problemet nuk zgjidhen me demonstrim force dhe se dërgimi i njësive të shumta policore në Skenderaj nuk i shërben qetësimit të situatës.

Postimi i plotë:

Nuk shkon kështu! Nëse dikush mendon që situata zgjidhet me polici, e ka gabim.

Prania e forcave të mëdha policore në Skenderaj është fyerje jo vetëm për qytetarët e atij qyteti, por për të gjithë ne.

Kush po ia dërgon policinë kujna? Vëllau vëllaut?

Në anën tjetër, Skenderaj nuk është qytet që frikësohet me autoblinda e demonstrim force. Këtë e ka dëshmu shumë herë.

Prandaj, këto pamje dhe kjo gjuhë nuk i duhen Kosovës.

Ka kohë që po flas se na duhet unitet. Tash vertetë na duhet.

Kosova ka ende shumë çështje të hapura me Serbinë. Kemi probleme ekonomike, jostabilitet politik dhe sfida tjera serioze. Energjia dhe vëmendja jonë duhet me u përqendru aty, jo në përplasje mes vete.

Liderët, nëse ka e nëse janë të pjekur, duhet me reagu menjëherë, me e qetësu situatën dhe me e tërheqë policinë nga Skenderaj.

Menjëherë!