Isa Mustafa: E përjetova rëndë vdekjen e Alush Gashit, më qëndroi afër në momentet më të rënda të jetës
Aktuale
May 15, 2026 - 15:33
Ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se është prekur thellë për vdekjen e Alush Gashit.
Ai tha se Alush Gashi i kishte qëndruar afër në momentet më të rënda të jetës.
“E përjetova rëndë dhe më tronditi thellë lajmi për ndarjen nga jeta të mikut, bashkëpunëtorit dhe veprimtarit të shquar kombëtar, profesor dr. Alush Gashi. Dr. Alushi më qëndroi afër në momentet më të rënda të jetës sime. Veçohej me përkushtim të lartë profesional e njerëzor, dallohej me thellësinë intelektuale, ishte i pandalur në kontributin e çmuar në shërbim të shtetit dhe kombit. Mburrem që pata fatin ta njoh dhe të bashkëpunoj me të. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjen e tij”, shkroi Mustafa.