Moti për ditën e sotme
Foto: Laura Hasani

Moti për ditën e sotme

Aktuale May 16, 2026 - 08:02

Mbi vendin tonë të shtunën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell.

Sipas parashikimit të motit, gjatë ditës vranësirat konvektive mund të sjellin lokalisht riga shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht në zona të kufizuara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 21 gradë.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 10 metra në sekondë.