Osmani: Mbështetja nga Fushë-Kosova na jep zemër dhe bindje
Aktuale
May 16, 2026 - 17:26
Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, së bashku me kandidatin për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku, kanë zhvilluar sot një takim me qytetarë dhe strukturat e partisë në Fushë-Kosovë.
Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se Fushë-Kosova i dha jo vetëm mbështetje, por edhe forcë dhe bindje për rrugën përpara.
“Sot në takim me strukturat, Fushë Kosova na dha jo vetëm mbështetje, por edhe forcë, zemër dhe bindje se rruga përpara ndërtohet kur njerëzit bëhen bashkë”, tha Osmani. /Zëri