Vendi rrezikon të shkojë edhe një herë në zgjedhje dhe të mbes pa president
Vendi mund të shkoj prapë në zgjedhje në rast që edhe pas 7 qershori nuk bëhet zgjidhje për çështjen e presidentit.
Partitë politike kanë afat 60 ditë pas konstituimit të Kuvendit që të zgjedhin presidenti. E madje analistët e shohin si rrezik që vendi të mbes pa president nëse Albulena Haxhiut i kalon afati gjashtë mujor si ushtruese e detyrës së presidentit.
Me 7 qershor, kosovarët edhe një herë do t’i drejtohen qendrave të votimit.
E kjo, për herë të pestë që nga 9 shkurti i vitit 2025.
Shkak për organizimin e zgjedhjeve të reja, u bë mos-zgjedhja e presidentit të ri të vendit.
Por, as zgjedhjet e parakohshme parlamentare të qershorit, sipas analistëve politik, mund të mos e nxjerrin vendin nga kriza politike.
“Lëvizja Vetëvendosje do të ruaj pozicion komod ndaj partisë së dytë, tretë, ajo të jetë bartëse kryesore e formimit të institucioneve dhe vështirë që do të vijmë në atë situatë që pa Lëvizjen Vetëvendosje të mendohet votimi i presidentit. Duke marrë parasysh gjitha këto parametrat rreziku ekziston rreziku që vendi pas këtyre zgjedhjeve të shkoj në zgjedhje të reja”, tha njohësi i çështjeve të politikës, Afrim Kasolli.
E njëjtë mendon edhe profesori universitar, Mazllum Baraliu,
“Ka mundësi të vazhdohet kriza dhe të thellohet kriza për arsye se qëllimet politike makiavalliste, po mbizotërojnë siç po shohim që kaq vite të kjo klasë politike dhe jo interesat e qytetarëve. Por varët nga rezultatet zgjedhjeve, nëse rezultatet e zgjedhjeve i japin leksion opozitës, kjo opozitë duhet ose të riorganizohet ose të falimentoj”, tha Baraliu.
Por sa kanë kohë partitë politike për zgjedhjen e presidentit të vendit?
“Në atë interval kohor prej gjashtë muajve do të duhej domosdoshmërish që të zgjidhet presidentin, por vendimi i fundit i gjykatës kushtetuese ka thënë dhe ka urdhëruar këtë klasë politike që brenda 60 ditëve ta zgjedh presidentin e njëjta dispozitë vlen edhe pas zgjedhjeve, duhet patjetër të brenda 60 ditëve të zgjidhet presidenti nëse jo shkojmë në zgjedhje të reja”.
Prandaj sipas njohësit të çështjeve politike, Afrim Kasollit, vendi rrezikon që të mbes edhe pa president.
“Duke marrë parasysh këtë neglizhencë, këtë ngërç politik, duket që nëse nuk gjendet një zgjidhje imediate për temën e presidentit, duket që vendi mund të mbetet edhe pa president, pra pozita e presidentit të mbet vakante”.
Në muajin prill, Albulena Haxhiu mori detyrën si ushtruese e detyrës së presidentit, posti i cili nuk mund të ushtrohet më shumë se gjashtë muaj. /tëvë