Mot me diell, temperaturat deri në 21°
Foto: Laura Hasani

Mot me diell, temperaturat deri në 21°

Aktuale May 20, 2026 - 07:51

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura priten përreth relievit malor.

IHK-ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 9 gradë Celsius, kurse maksimalet nga 18 deri në 21 gradë.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s. /Zëri