Bashkëshortja e Alush Gashit: Kemi pasur shumë sfida, por ai nuk është kursyer
Bashkëshortja e Alush Gashit, Iliriana Gashi, në mbledhjen komemorative ka thënë se është e vështirë për të që të flasë, pas gjithë fjalëve që u thanë për burrin e saj.
Ajo ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit që morën pjesë në mbledhjen komemorative, duke shtuar se në jetën e tyre ka pasur shumë sfida.
“Është shumë e vështirë me fol tash pas gjithë këtyre fjalëve të bukura. Kisha dashtë me ju falënderu të gjithëve në emër të familjes që keni ardh me nderu Alushin dhe me na nderu neve. Du me i falënderu shumë të gjithë ata të cilët gjatë këtyre ditëve pas lajmit të kobshëm të cilin e morëm që na kanë nejt afër në mënyra të ndryshme, me qindra pastime të bukura, mesazhe të bukura, telefonata që janë munduar me e nda dhimbjen me ne dhe me na lehtësu”, ka thënë ajo.
“Falemnderit shokët e Alushit. Po du e mi falënderu më së shumti ata të cilët Alushit i kanë ndejt afër në kohëra të vështira. Si u tha deri tash në jetën tonë ka pas shumë sfida, kemi jetuar në kohë sfiduese. Ai nuk është kursyer, por ka kaluar nëpër gjëra të vështira”, ka thënë ajo. /eo