Uran Ismaili pas vizitës në Hagë: Shumë shpejt do t’i presim në Kosovë me Hamzën kryeministër

Uran Ismaili pas vizitës në Hagë: Shumë shpejt do t’i presim në Kosovë me Hamzën kryeministër

Aktuale May 21, 2026 - 20:44

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një vizitë në Hagë te ish-krerët e UÇK-së së bashku me ekipin e avokatëve mbrojtës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ismaili u shpreh optimist për rikthimin e tyre në Kosovë.

“Një prej vizitave të fundit me ekipin e avokatëve mbrojtës te miqtë tanë në Hagë, para vendimit të madh. Shumë shpejt, bashkë do t’i presim në Kosovë, me Bedri Hamzën kryeministër!”, ka shkruar Ismaili.